
Personi që shihni në foto është Lorenc Kreka, është mes katër personave që ndërruan jetë nga koronavirusi në vendin tonë në këto 24 orët e fundit.
Mësohet se 37-vjeçari nga Korça ka humbur betejën ditën e djeshme, ndërsa la pas bashkëshorten me dy fëmijë të vegjël.
Kreka prej disa ditësh qëndronte në spital, ndërsa me koronavirus ishte prekur dhe babai i tij, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë.
Po ashtu mësohet se Kreka nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por fatkeqësisht nuk arriti t’i bënte ballë virusit të rrezikshëm.
Kreka, punonte si banakier në një lokal në Korçë, ndërsa ishte baba i një djali 4 vjeç dhe një tjetri 9 muajsh.