Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Sport

“Vllaznia duket se ka filluar një revolucion…”, ish- mbrojtësi kuqeblu Elvin Beqiri: Lika dhe Shtubina duheshin mbajtur…

ShkodraWeb 2 years ago
0

Vllaznia ka ndryshuar rrënjësisht këtë sezon. Ka pasur hyrje-dalje masive në radhët e lojtarëve, por edhe në staf. Ky transformim nuk shihet me sy fort të mirë prej Elvin Beqirit. Ish-kapiteni i kuqebluve përshëndet zgjedhjet e bëra për stolin, por në anën tjetër u tërheq “veshin” drejtuesve për largimet dhe sidomos të pjesës më me eksperiencë.

Në një intervistë dhënë për “Panorama Sport”, trajneri i Shqipërisë U-17 thekson se është gabuar me Gilman Likën e Ndriçim Shtubinën. Ai ka “skanuar” edhe lëvizjet e tjera të bëra në merkato, ndërsa hapur e thotë që bojkoti nuk po ndikon mirë te shkodranët.

Elvin, si e shikoni këtë Vllazni?

Vllaznia duket se ka filluar një revolucion, me ndryshime të mëdha në lojtarë apo edhe në staf. Mendoj se ardhja e trajnerit Tomas Brdariç dhe ndihmësit të tij Plori janë vlerë e shtuar për skuadrën.

Çfarë ndikimi mund të japin kaq shumë ndryshime në skuadër, pasi janë afruar 16 lojtarë dhe larguar 13?

Nuk më duket me vend ndryshimi i kaq shumë lojtarëve. Kanë ikur 13 dhe janë afruar 16 të tjerë. Janë realisht shumë dhe kjo gjë mendoj se mund të prishë balancat e ekipit.

Mes largimeve janë edhe disa titullarë të padiskutueshëm nga sezoni i kaluar, si e gjykoni këtë zgjedhje të drejtuesve?

Lojtarë si Gilman Lika apo Ndriçim Shtubina duhet të ishin pjesë e ekipit për 1001 arsye. Qoftë për eksperiencën apo edhe atë çfarë kanë dhuruar në vite te Vllaznia, nuk duhet të largoheshin.

Pa nisur ende sezoni, shpallën “divorcin” edhe me një nga afrimet e verës dhe këtu i referohemi mbrojtësit brazilian Vinicius Kasius…

Me aq sa kuptoj, drejtuesit e rinj kanë nënshkruar parakontrata me të gjithë. Dhe largimi i mbrojtësit Kasius ka ardhur në bazë të një klauzole që e kanë nënshkruar të dyja palët. Qëndrimi varet nga performanca e secilit dhe derisa është larguar, do të thotë që nuk e ka bindur stafin teknik.

U bë më shumë se një muaj që shtyhet nisja e kampionatit, si mund të ndikojë bojkoti te Vllaznia?

Them se nuk është në favor të Vllaznisë. Kjo, pasi ekipi u formua herët këtë sezon, ku edhe zhvilloi një fazë të rregullt përgatitore. Kuqeblutë më duken “të dëmtuar” në këtë aspekt, pasi ishin bërë përgatitjet e duhura dhe serioze për fillimin e kampionatit. Uroj që çdo gjë të zgjidhet shpejt dhe ekipet të kthehen në fushën e lojës.

Si i shikoni objektivat e vënë nga klubi dhe sa larg mund të shkojë kjo Vllazni për sezonin 2020-2021?

Dëshira e të gjithëve është që të realizohen, por mendoj se është shumë herët të flitet për objektiva. Gjithçka duhet që të jetë hap pas hapi.

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO – Humbi betejën me virusin, ja kush është 37 vjeçari- baba i dy vogëlushëve, babai i tij e fitoi betejën…
LAJM PAS: VIDEO – Policia me “dorë të hekurt”, 341 gjoba 3 mijë lekëshe për mosmbajtje të maskave në rrugë e sheshe…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

8 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

8 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

14 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

8 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

8 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

14 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.