
Një aksident me pasojë fatale për jetën e një personi është regjistruar mesditën e së premtes në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie, ku ka humbur jetën drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Personi është rreth 60-vjeç dhe po udhëtonte me një motor pa targa.
Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka humbur jetën.