
Zevendeskryeministrja Senida Mesi shkruan ne Facebook: “Sot, në Poliklinikën e Specialiteteve “Bahri Kopliku” Shkodër, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Është shumë e rëndësishme për të gjitha gratë që mos e shohin muajin Tetor si muajin e vetëm për ndërgjegjësim kundra kancerit të gjirit! Sensibilizimi duhet shtrirë në çdo muaj të vitit!
Diagnoza e hershme për kapjen sa më herët të rasteve pa shenja të sëmundjes, mbetet gjithmonë strategjia më e mirë për një jetë më të shëndetshme!”. /ShkodraWeb/