Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO/ EUROPOL godet grupet mafioze shqiptare në Europë, bien në pranga 64 persona në Belgjikë, Francë e Holandë…

ShkodraWeb 5 April, 2019
kanabis europol 2

EUROPOL ka zhvilluar një mega aksion të shtrirë në disa vende, me synim goditjen e grupeve të rrezikshme shqiptare. Ka qenë vetë kjo organizatë policore europiane, që ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar i koordinuar në tre vende dhe ku janë përfshirë 600 agjentë.  64 persona, të dyshuar anëtarë të mafies shqiptare janë vënë në pranga midis datave 3-5 prill. Sipas një njoftimi nga Europol, thuhet se ata u arrestuan gjatë një operacioni të shtrirë në Belgjikë, Francë e Holandë.

Të arrestuarit, sipas Europol besohet se kanë menaxhuar të paktën një duzinë plantacionesh të kanabisit të shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës, ndërsa disa të tjerë dyshohet se janë përfshirë gjithashtu edhe në një rast të trafikimit të qenieve njerëzore në Francë.

Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash, si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash. 55 persona u arrestuan në Belgjikë, 7 në Holandë dhe 2 të tjerë në Francë.

Europol mbështeti hetimin që nga fillimi duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit. Në ditën e veprimit, gjashtë ekspertë të Europolit u vendosën në vend në Belgjikë, Francë dhe Holandë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Gjatë aksionit janë bërë një sërë sekuestrimesh të aseteve kriminale.

“Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të mbetet një shqetësim për vendet në Evropë. Në mars, ekspertët mbi krimin shqiptar u mblodhën në selinë qendrore të Europol në Hagë për të diskutuar mënyrat për t’i trajtuar më mirë këto klane të dhunshme të mafias. Operacionet e mëtejshme të këtij lloji pritet të ndodhin në të ardhmen e afërt” thuhet në njoftimin e Europolit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO/ “Derrat nuk janë rrit kurrë në Kukës”, kryebashkiaku i përgjigjet Ramës- kryeministri: Qesharak i një partie qesharake…
Artikull pasardhës: Përplaset nga një makinë teksa po kalonte rrugën, humb jetën 87 vjeçari..,

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
baks- rrjoll 18 shkurt 2026

VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.