
Një ngjarje e rëndë raportohet nga uniformat blu të qarkullimit rrugor. Një 87-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në fshatin Radë, në Gjirin e Lalëzit. Policia njofton se i moshuari po kalonte rrugën kur u përplas nga një automjet i cili drejtohej nga 37-vjeçari me iniciale E.Q.
Drejtuesi i mjeti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Durrës ndërkohë që po punohet edhe për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.