Foto/ Elvana Gjata ngre adrenalinen e francezeve…

Elvana ka vetëm pak muaj që ka publikuar këngën ‘Forever is over’, një këngë në bashkëpunim me DJ francez David Guetta. Këtë herë këngëtarja na njofton përmes rrjetit social Instagram se ka marrë pjesë në një koncert në Francë, dhe nga fotot duket se publiku e ka pritur shumë mirë artisten.
“Kalova një ditë fantastike sot në Leucate, në intepretimin tim të parë të Forever is Over,” – shkruan ajo në Instagram. Elvana ishte e ftuar në festivalin e përvitshëm të radios franceze ‘NRJ Summer Tour’, ku nisi promovimin e hitit. Artisti i muzikës elektronike Sound of Legend iu bashkua asaj duke i dhuruar publikut plot emocione.