
Dita e sotme ka shënuar shfaqjen e vatrave të zjarrit në territorin e Bashkisë Shkodër. Në orët e para të ditës, është njoftuar për një zjarr të rënë në Njësinë Administrative Shalë, pikërisht në fshatin Lotaj. Flakët janë shfaqur në bjeshkët e këtij fshati dhe fikja mund të bëhet vetëm nga ajri për shkak të terrenit të vështirë malor.
Para pak minutave, është raportuar për zjarre të shfaqura në Njësinë Administrative Postribë. Sipas informacioneve të para, flakët janë shfaqur në fshatin Vilzë dhe në Malin Maraj në aflrsi të fshatit Shakotë. Në Vilzë flakët janë shfaqur në brinjë të anë së rrugës së fshatit, por larg shtëpive të banuara.
Në të dyja rastet, siperfaqet ku ka rënë zjarr janë të konsiderueshme dhe janë pjesë të pyllëzuara. /ShkodraWeb/