Një familje me tre antarë është shuar në tragjedinë e ndodhur ditën e sotme në Liqenin e Shkodrës, pjesa e Malit të Zi. Si pasojë e stuhisë, një varkë që përdorej për shëtitje turistike është përmbysur. Në të gjendeshin 9 persona, 4 prej të cilëve kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për tre pjestarë të familjes me mbiemrin Kumburoviç nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Kuçi me iniciave V.D. Lajmi I rëndë është konfirmuar nga Radojica Rasoviç në vendngjarje, i cili ishte në të njëjtën varkë.
Ai ka treguar se nëna po përpiqej të shpëtonte vajzën e rënë në ujë, por nuk ia doli. Edhe burri pësoi të njëtin fat duke tentuar ti shpëtonte. Ndërsa djali u hodh ti shpëtonte, por edhe ai humbi jetën. 5 personat e tjerë, kanë arritur të dalin në breg duke notuar. Në vendngjarje janë forca të shumta policie, ambulanca por edhe një helikopter në orët e ditës duke kërkuar trupat. Deri tani, është nxjerrë vetëm njëri ndërsa 3 të tjerë po kërkohen akoma. /ShkodraWeb/