Ishte zhdukur pa gjurmë me 25 janar dhe është gjendur i pajetë në një kanal. Është ky fati i trishtë i 63- vjeçarit Ded Shkreta, zhdukja e të cilit u denoncua nga i biri. Mësohet se ai është gjetur i pajetë në fshatin Adriatik pranë Mamurrasit.
Familjarët e tij e shpallën në kërkim në emisionin “Pa gjurmë” në Report TV pak ditë më parë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve. Mësohet se familja e Shkretës ishte në hasmësi me një familje tjetër, çka shton dyshimet se krimi mund të jetë për gjakmarrje.