ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

EMRI/ Kush është ish- polici që humbi jetën në ngjarjen e rëndë, në 2008-ën i ekzekutuan vëllanë ish- mundësin…(detaje)

Një ish-polic ka mbetur i vrarë pranë shkollës ‘At Zef Pllumi’ në Tiranë, në afërsi të Komisariatit nr. 2. Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, personi quhet Arben Bilali, 50 vjeç. Sipas raportimeve të para, Bilali ka humbur jetën në vend, pasi është goditur me armë nga persona ende të pa identifikuar.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri mes ish-policit dhe disa personave të tjerë. Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Ai ka marrë plagë të rënda në bark dhe gjoks.

Mësohet se Bilalit i është bërë një atentat në vitin 2010 nga i cili ai ka mbetur i plagosur. Ndërsa në vitin 2008 atij i kanë ekzekutuar vëllain, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.