Toni-Ann Singh, nga Xhamajka u kurorëzua si Miss Bota, në konkursin e bukurisë që u zhvillua në Londër. Konkurrente nga 111 shtete, përfshirë Shqipërinë, morën pjesë në edicionin e 69 të këtij konkursi.
Fitueses Toni-Ann Singh iu dorëzua kurora nga Miss-i i vitit të kaluar, meksikania Vanessa Ponce de Leon. Ndërkohë, një javë më parë, 26-vjeçarja nga Afrika e Jugut, Zozibini Tunzi, në një tjetër konkurs bukurie, u zgjodh Miss Universi.