Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO – Benet Beci thuajse zyrtarisht kandidat për “14 majin”, emërohet drejtues politik për Bashkinë e Shkodrës…

ShkodraWeb 12 November, 2022
benet beci koordinator shkoder ps 1

“Në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Shkodër. Krenar që jam pjesë e nje ekipi plot energji, dëshirë e vullnet për të bërë më të mirën për Shkodrën!”, kështu shkruan deputeti Benet beci në një publikim në faqen e tij zyrtare në Facebook, shoqëruar me disa foto të mbledhjes së Asamblesë së zgjeruar të PS- së Shkodër.

Në këtë takim, ishte e pranishme edhe drejtuesja politike e PS- së për qarkun Shkodër Elisa Spiropali dhe paraardhësja e saj në këtë pozicion, Edona Bilali. Kjo mbledhje ka patur si synim kryesor prezantimin e Benet Becit si drejtues politik i ÇS- së për Bashkinë Shkodër, pas emërimit në mbledhjen e kryesisë së PSSH- së të zhvilluar të enjten në Tiranë.

Kjo lëvizje politike, duket se është thuajse zyrtarizim i Benet Becit si kandidat i PS- së për Bashkinë Shkodër me 14 maj 2023. Pak a shumë, ai vendoset në të njëjtat pozita politike në partinë e tij, ashtu si edhe rivali i tij i pritshëm nga krahu tjetër kryebashkiaku Bardh Spahia, i cili edhe ai mban pozicionin e drejtuesit politik të PD- së për qarkun Shkodër.

Ndërkohë, të njëjtat foto i Beci ka publikuar edhe Elisa Spiropali, duke e shoqëruar me një fjali të vetme: “Me Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste filluam punën për t’i dhënë Shkodrës të ardhmen që meriton”. Pak a shumë, në një linjë me Becin, por pa guxuar të permendë as zgjedhje e as kandidim.

Prej kohësh ShkodraWeb kishte zbuluar se Benet Beci mund të ishte kandidati më i mundshëm i PS- së për Bashkinë Shkodër, nisur nga informacione nga njerëz pranë deputetit socialist. Madje, Beci ka marrë paraprakisht dakordësinë jo vetëm të Ramës, strukturave socialiste të Shkodrës por edhe të aleatëve potencialë të PS- së. Posti i ri politik i Becit, mund të lexohet edhe thuajse si shpallje kandidature për bashkinë e Shkodrës, por gjithsesi deputeti socialist duket se është akoma në fazën e testimit dhe sondimit të mbështetjes që mund të marrë. Gjithsesi, duket se ai ka marrë garanci të mjaftueshme se edhe në rast të mos qenies më deputet, të ketë një pozicion shumë të rëndësishëm në kuadër të mazhorncës aktuale. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Ne do të luftojmë dhe do të fitojmë”, protesta e PD, Bardh Spahia: Ne sot kemi fituar një betejë…
Artikull pasardhës: FOTO – “Mbante në dorë një mjet…”, shoqërimi i një të ri pas protestës së opozitës, Policia e Shtetit jep detajet…

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.