Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO – Banesa e familjes Çeka në Shkodër, 250 vite histori që vazhdon të “flasë” me krenari…

ShkodraWeb 31 January, 2022
banesa familja ceka shkoder 1

Monument Kulture, Kategoria I, (1963), shpallur me vendim të Rektoratit të Universitetit Shtetëror. Banesa ruhet mjaft mirë, persa i përket strukturës ndërtimore, ku spikasin element me vlerë historike, arkitektonike dhe artistike, në pjesën e brendshme dhe të jashtme të banesës.

Banesa e familjes Çeka, gëzon një strukturë solide 250 vjeçare, ndërtuar nga dy ushtarë dibran, usta Jashar Lleshi dhe Jashar Xhani, ku si në katin përdhes ashtu edhe në murin rrethues mbizotëron muri prej guri.

banesa familja ceka shkoder 2
banesa familja ceka shkoder 5
banesa familja ceka shkoder 9

Ajo ka stil oriental dhe ruan tre mjedise karakteristike me ornamente tradicionale, trapazan, musandër, sënduk paje, tavan i punuar prej druri, oxhak stolisur me ornamente, dhe elemente të tjerë përbëres të mjedisit që i përkasin odës së miqve` të periudhës së shek XVIII-XX. Banesa ka një sipërfaqe prej 290 m2 , me dy kate , dhe rreth 12 dynym oborr.

Nga dokumentet që disponohen, të shkruara, rezulton se kjo shtëpi në shekullin XVII kishte altar, gjë e cila i takonte shtëpive me tradita dhe të pasura. Referuar dokumenteve thuhet se “….misionarët françeskanë kur ndaleshin në Shkodër për nevojat e veta, deri në vitin 1861 vinin në shtëpitë e më të parëve pasanikë shkodranë ku disa familje me leje mbanin altar në dhomat e vogla të familjeve, ndër to edhe familja Çeka.

banesa familja ceka shkoder 3
banesa familja ceka shkoder 4
banesa familja ceka shkoder 7
banesa familja ceka shkoder 6

Në këtë banesë karakteristike, lindi dhe jetoi atdhetari i shquar Filip Pjetër Çeka, një ndër kontribuesit më të mëdhenj të degës Lidhja Shqiptare për Shkodrën (1878-1880).Kjo banesë është një rikthim pas në kohë për të kujtuar vendin që zë familja Çeka në histori, e historinë e popullit shkodran si kontribues plot vlera në çështjen kombëtare.

Sot, banesa trashëgohet nga Engjell Çeka, i biri i Filipit dhe Marikës, ekonomist i cili është kujdesur të ruajë dhe të dokumentojë gjurmë të historisë së familjes, duke e kthyer shtëpinë në një mini muze.

Engjelli është i martuar me Florindën, mësuese muzike dhe kanë dy djem, Gjorgjin dhe Ervinin. Rrugica afër kishës së Arrës së Madhe mban emrin rruga e Çekajve.

banesa familja ceka shkoder 8
banesa familja ceka shkoder 11
banesa familja ceka shkoder 10

Post navigation

Previous: Standarti i dyfishtë i Bashës me LSI- në, me 25 prill kur bashkoi votat për tu bërë kryeministër ishte aleat, sot me Berishën armik
Next: NGA ANDI BUSHATI – Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha…

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.