
Pasi avokatët kanë bërë kërkesën zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje për disa orë Asmer Bilalit, që të jetë i pranishëm vetëm në momentin e përcjelljes në banesën e fundit dhe jo tek ceremonia në shtëpi. Kjo ka bërë që gjyshi i Astmerit, Fahri Vejuka të reagojë. Ai ka kërkuar që Astmerit, shteti t’i japë leje jo vetëm për disa orë, por për të paktën dy ditë për të qenë pranë familjes së tij, pasi nuk ka mbetur askush tjetër përveç vëllait të sëmurë 23- vjeçar.
Asmeri ka marrë pjesë në përcjelljen e njerëzve të afërt dhe menjëherë, i shoqëruar në masa të rrepta sigurie, ai është rikthyen në qeli në Tiranë. Ish- kampioni i boksit është vënë në pranga në shtatorin e vitit të kaluar në kuadër të aksionit policor “Oaz” të zhvilluar në Shkodër.