
Prezantimi i prefektit të rin në Shkodër nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka përfshirë në një debat kryetaren e bashkisë së këtij qyteti, Voltana Ademin me kreun e policisë së shtetit, Ardi Veliun.
Vetëm dy ditë më parë, qyteti i Shkodrës u trondit nga prita ndaj dy vëllezërve, ndërsa Ademi thotë se ngjarje të tilla, për të cilat shton se ka patur edhe njerëz të pafajshëm, mund të parandaloheshin. Kreu i policisë, ndërsa i thotë se para një jave Ademi nuk i kishte thënë këtë opinion, nis të largohet. Më poshtë, video e plotë e debatit Ademi- Veliu.