Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në aksin Milot-Rrëshen. Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën dhe janë bërë copë. Mes të lënduarve ka pasur edhe vajza.
Kanë qenë qytetarët e zonës që iu kanë shkuar në ndihmë të plagosurve dhe më pas edhe policia. Të lënduarit janë transportuar për në spital.
Policia bën me dije se përplasja ndodhi në fshatin Skuraj. Automjeti tip ‘Renault’ është përplasur me mjetin tip ‘Ford’, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.