
Raportohet se një aksident ka ndodhur para pak minutave në aksin Shkodër- Lezhë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti është verifikuar në afërsi të Plezhës.
Siç shihet edhe nga fotot e dërguara në redaksinë e ShkodraWeb, shihen dy makina të dëmtuara nga përplasja. Deri në këto momente nuk ka informacione për të lënduar.
Policia është në vendngjarje, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e trafikut, i rëdnaur për shkak të bllokimit të rrugës për disa minuta nga njëri prej mjeteve të aksidentuara.
Ditën e sotme, në rrugën “At Gjergj Fishta” të Lezhës u regjistrua një tjetër aksident, ku një 7 vjeçar u përplas nga një makinë. Fatmirësisht, i mituri është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.