Pas denoncimit të një qytetari në Kosovë, policia ka vënë në pranga mjekun e njohur popullor Hysri Peqani, i njohur si Burdushi. Policia e Kosovës ka bastisur banesën e tij ku ka sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, video kaseta dhe disqe që Burdushi besohet se i përdorte për të regjistruar klientët.
Ai u denoncua nga një qytetar që thotë se vuan nga depresioni dhe e ka paguar Burdushin 2 mijë euro për ta kuruar, por pa rezultat.