![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/05/aksident-ura-milotit-lezhe.jpg?x28643)
Një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë Urës së Milotit. Në tentative për të kaluar një automjet është përplasur me barrierat anësore të rrugës e për pasojë kane ngelur të plagosur dy persona një burrë dhe një grua.
Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Më herët gjate pasdites një person i cili udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me një shtyllë.
![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/05/aksident-motor-lezhe-milot-vere-1.jpg?x28643)
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, Pashk Deliaj rreth 40 vjeç.
Bëhet me dije se Deliaj punonte si polic në burgun e Shënkollit. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.