Skip to content
14 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO/ 17 tetori- Dita Boterore kunder Varferise, edhe Shkodra ka simbolin e saj fatkeq…

ShkodraWeb 17 October, 2017
drane840

17 tetori eshte shpallur qe nga viti 1993 si Dite Nderkombetare per Zhdukjen e Varferise. Kjo dite duhet te ndergjegjesoje njerezit per nevojen e zhdukjes se varferise ne mbare boten dhe sidomos ne vendet ne zhvillim. Kjo dite eshte nje kembane alarmi edhe per Shqiperine e ne kete kuader, edhe per Shkodren. Jane me dhjetra, ndoshta qindra familjet e individet qe sot jetojne ne kushtet e varferise ekstreme. Por sot, kemi vendosur te kthejme ne vemendje dramen e nje gruaje te moshuar, Dranes. Ka qene personazh fatkeq i mjaft reportazheve e lajmeve ne ShkodraWeb. Me deshiren per te sensibilizuar instancat shteterore por edhe shoqatat e shumta, Dranja dhe problemet e saj jane afishuar shume e shume here ne portalin tone. E kemi takuar per here te fundit ne fund te veres. Sot, Dranja eshte serish aty. Por ndryshe nga hera e fundit kur i duhej te perballonte temperaturat e larta cfilitese, sot kjo grua e vetmuar duhet te perballet me temperaturat e ulta, sidomos gjate oreve te nates. Per ata qe e kane harruar, “shtepia” e saj jane keta blloqe betoni ku ulet dhe i perdor edhe si tavolina. Ushqehet me ate cfare “siguron” duke kontrolluar konteineret e mbeturinave ose fale ndonje zemergjeri qe i jep pak shprese ne formen e bukes apo ndonje ushqimi. Fatkeqesisht, eshte nje figure migjeniane por qe po shuhet gradualisht ne shekullin e 21-te perpara syve te indiferences tone. E sot, eshte dita kunder varferise ne bote. Deri tani, askush nuk eshte kujtuar qe te pakten ne kete dite, te lehtesoje sado pak jetesen e veshtire. Punonjes te Bashkise Shkoder, erdhen dhe e pane gjendjen, premtuan…por deri tani asgje me shume. Edhe shoqatat e shumta qe perbetohen per perkushtim ndaj shtresave ne nevoje, asgje. Fatmiresisht, temperaturat e ketij mestetori jane te larta. Favorizojne jeten e Dranes ne qiell te hapur, mbase duke u veshur pak me trashe se zakonisht. Por perpara eshte dimri, jane rreshjet e shiut te ftohte dhe ato te debores. Si ne kohen e Migjenit, Shkodra edhe sot ka simbolin e saj te varferise, por edhe te harreses tone kolektive. Ajo eshte Dranja, kjo grua e vetmuar, e cila mbase po kalon oret e fundit te jetes se saj para syve tane. Perpara Dranes por edhe shume e shume te tjerave si ajo, ne nuk mund ti shmangemi pergjegjesise sone si bashkefajtore! Ne nje menyre apo tjeter, te gjithe jemi te tille. Sot eshte 17 tetori, dita boterore kunder varferise. Me siguri qe Dranja nuk e di. Cfare urimi mund ti bejme sot asaj? Asgje, vec te kthejme syte nga qielli, te lutemi dhe te shpresojme qe edhe 17 tetori tjeter ta gjeje… dhe jo ne kushtet qe eshte sot. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: Mediat turke ne krah te Erdogan: Aydogmus kerkohet si terrorist, ai kerkon azil politik ne Shqiperi
Next: VIDEO/ Debate tek “Integrimi”, Pollo- Bushatit: Rrugac! Ministri: Kerko falje! Iken nga mbledhja

TË FUNDIT

marko caka protesta flamingo

NGA MARKO CAKA – Kur durimi i popullit ka arritur kufijtë, vetëm një reagim i fuqishëm qytetar mund të sjellë ndryshimin

ShkodraWeb 8 June, 2026
romeo gurakuqi zvernec 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Nga Rrjolli në Zvernec: Mjaft ma me grabitjen e Shqipnisë…

ShkodraWeb 2 June, 2026
ps 35 vjetori shkoder

“Në shtëpinë time asht themelu PS- ja Shkodër”, socialisti rezerva për 35- vjetorin: Të thirreshin kryetarët në vite…

ShkodraWeb 31 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • “Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh 13 June, 2026
  • Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje… 13 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • VIDEO – Festa e Shna Ndout në Kishën e Laçit në Kurbin, policia masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit 12 June, 2026
  • VIDEO – Pas Velipojës, të rinjtë e bashkisë Shkodër organizojnë aksion pastrimi edhe në zonën e Thethit… 12 June, 2026
  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026
dom nika libra historie mali zi 2026

Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje…

ShkodraWeb 13 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.