Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Flet kompozitori shkodran qe braktisi Shqiperine: Jam i zhgenjyer, ja pse po iki

ShkodraWeb 7 August, 2017
saracicift
Ende nuk ka vendosur asgjë, por thjesht fakti që po e mendon seriozisht largimin nga Shqipëria është trishtues. Është e trishtueshme që të largohet një kompozitor si Shpëtim Saraçi, i cili ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Të ishte për të nuk do të thoshte asgjë, por ja që fjalët fluturojnë. U desh një status në Facebook, nga një gazetare e njohur shqiptare në Amerikë, Kozeta Zylo, me të cilën kishte konsumuar një drekë, që lajmi të fluturonte se kompozitori dhe bashkëshortja e tij, një tjetër emër i njohur në muzikën shqiptare, këngëtarja Mira Konçi, do të largohen nga Shqipëria, për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shpëtim Saraçi nuk është nga ata të bujshmit, që gjithçka që bën ta shoqërojë me trumbeta, as nga ata që ikjen e shoqëron me një lumë sharjesh për vendin e vet, përkundrazi, fakti që ende nuk e ka vendosur do të thotë se i dhemb. Ndërsa, të gjitha mediat shpërndanë lajmin e largimit të tij nga Shqipëria, vetë Shpëtim Saraçi shpjegon situatën në të cilën ndodhet. Është e vërtetë se momentalisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ende asgjë nuk është definitive.
ARSYET
I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, kompozitori Shpëtim Saraçi, shprehet se tashmë është duke e menduar largimin dhe për këtë nuk ka pak arsye. Është e qartë që është i zhgënjyer për sa kanë ndodhur kohët e fundit, sidomos në Radio Televizionin Publik Shqiptar, ku redaksia që ai punonte me të tjerë emra të nderuar të muzikës shqiptare si Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali u shkri, ndërsa ata u lanë në “pritje” të gjetjes së një “pozicioni” tjetër.
Po ashtu, Saraçi shprehet se këtë hap, nëse do ta ndërmarrë, do ta bëjë për të ardhmen e fëmijëve, për shkollimin e tyre në një sistem të konsoliduar arsimor.
“Ajo që është e sigurt, është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH që drejtoja, na e shkrinë (një redaksi me traditë 55-vjeçare) në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri (ku pësova edhe trauma shëndetësore, që mund të më kushtonin edhe jetën) prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh Saraçi, teksa shpreh keqardhjen që i duhet të diskutojë të qëndrojë apo të largohet nga vendi i tij, ku ndërtoi një karrierë të gjatë e të suksesshme.
KOMPOZITORI
Shpëtim Saraçi është një nga kompozitorët më të mirë të pas viteve ’90 në Shqipëri. Së bashku me bashkëshorten, Mira Koçi, përmes një muzike të freskët, do të sillnin një erë të re, duke bërë për vete publikun shqiptar.
Shumë këngë të tij kanë qenë fituese në festivalet e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Emrin e tij e mbajnë dhjetëra këngë e qindra orkestracione. Ka qenë Drejtor Artistik i Festivalit të RTSH-së në disa edicione, ndërsa ka qenë një nga emrat kryesorë të disa spektakleve në Tv Klan dhe Top Channel. Dy vjet më parë, Saraçi kaloi një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij. Një ishemi cerebrale do t’i rrezikonte jetën. U kurua në SHBA. Një periudhë që do të provonte veten dhe miqtë.
Edhe pse nuk do të qe e lehtë, u ngrit sërish, duke rifilluar punën në RTSH dhe në Top Channel. Po me sa duket kompozitori po mendon t’i japë një kthesë jetës. Gazetarja Kozeta Zyla e TV “Alba Life”, në Nju Jork, shkruan në rrjetet sociale: TV “Alba Life”, në New York me dy artistë të shquar shqiptarë. Një takim shumë i këndshëm me dy artistë të mirënjohur shqiptarë, me dy artistë të mrekullueshëm Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi. Biseda me ta ishte e natyrshme, e çiltër ashtu siç është bota e artistit të vërtetë.
Si një çift me përvojë në jetën amerikane, ndamë historitë tona dhe inkurajimet për njëri-tjetrin. Të parin urim që iu dhamë ishte, ashtu siç na kanë uruar miqtë tanë kur shkelëm për herë të parë në tokën e bekuar si “Ju marrtë Amerika me të mirë! Është një bekim si prej Zotit! Banorët e rinj të ishullit tonë në Staten Island do ta kenë të lehtë, sepse ky vend njerëzit dhe artistë të tillë i merr vetëm me të mirë. Së shpejti do të jenë në studion e TV “Alba Life” në Staten Island, New York”, shkruan Zylo.
SI U SHKRI DEPARTAMENTI NE RTSH
Në kuadrin e reformimit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, mes shumë ndryshimesh, u shkri edhe Departamenti i Krijimtarisë Muzikore, ku punonin tre mjeshtëra të muzikës shqiptare: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali. Shkrirja e këtij departamenti, do të shkrinte edhe pozicionet e tre kompozitorëve më në zë të muzikës shqiptare. Ky largim i sforcuar nga puna u denoncua nga Partia Demokratike, asokohe, por edhe shumë përkrahës të artistëve.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi, i pyetur nga “Panorama” mohoi të kishte shkarkuar ndokënd nga puna, por e quajti departamentin në fjalë jo efektiv. “Departamenti në fjalë paraqiste një handikap, pasi ai përgjigjej vetëm për krijimtarinë muzikore, në një kohë që Radio Tirana nuk është përgjegjëse për krijimtarinë muzikore në vend. Kështu që në kuadrin e reformimit të institucionit, ky departament nuk do të ekzistojë më, por do të doja të qartësoja se askush nuk është pushuar nga puna.
Tre kompozitorëve të mirënjohur u është propozuar një pozicion i ri në strukturën e re. Siç tashmë dihet RTSH-ja nuk do të ketë vetëm një kanal, por 7 kanale tematike, ku kompozitorët do të mund të gjejnë veten. Konkretisht Shpëtim Saraçit i kemi propozuar drejtimin e kanalit të muzikës. Edhe dy kompozitorëve të tjerë u janë ofruar pozicione të reja”, u shpreh asokohe Thoma Gëllçi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Plagosja ne Tepe/ Policia arreston dy persona, nje shpallet ne kerkim (emrat)
Artikull pasardhës: Foto/ Elvana rikthen moden e ngjyres lejla…

TË FUNDIT

horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 prill 2026…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
grida-duma-alfred-lela

“Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • “Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën… 16 April, 2026
  • NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK… 16 April, 2026
  • Trajneri i ekipit kampion largohet në fund të sezonit, cili do të jetë fati i Edlir Tetovës në Superligë… 16 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.