Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • News

Fitoni mbi 2 milionë lekë? Një javë afat për deklarimin, ja gjoba nëse nuk e bëni

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Kush ka fituar të ardhura mbi 2 milionë lekë në 2017, ka edhe një javë afat t’i deklarojë në Tatime. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kujtuar të gjithë qytetarët me të ardhura mbi 2 milionë lekë që brenda datës 30 prill të bëjnë deklarimin për të ardhurat e përfituara gjatë 2017-s.

Të detyruar për të dorëzuar deklaratën vjetore janë edhe personat jorezidentë, pra, të huajt që kanë krijuar të ardhura me burim mbi 2 milionë lekë në Shqipëri. “Deklarata dorëzohet vetëm në rrugë elektronike, jo më vonë se data 30 prill e vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën bëhet deklarimi”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Vitin e kaluar në sistemin elektronik të Tatimeve janë dorë- zuar gjithsej 7200 deklarata. Këtë vit, Administrata Tatimore pret rritje të numrit të deklaruesve për shkak të rritjes së shkallës së ndërgjegjësimit dhe interesimit të qytetarëve.

TË ARDHURAT QË DEKLAROHEN

Në kategoritë e të ardhurave që deklarohen, përfshihet paga bruto, shtesat dhe shpërblimet që janë marrë. Për këto, qytetarët kanë paguar taksë sipas shkallës progresive. Në deklaratë përfshihen të ardhura të tjera, të cilat taksohen me 15 për qind si: të ardhura nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit; të ardhurat nga qiraja; të ardhurat nga interesat bankare; fitimet nga lotaritë apo lojërave të fatit; të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive; të ardhura që lindin nga përdorimi apo e drejta për të përdorur të drejtat e autorit në letërsi, art, muzikë apo shkencë; fitimi kapital nga dhurimi; fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme; të ardhura të realizuara jashtë territorit shqiptar.

SA TATIM PAGUHET

Për të ardhurat e fituara nga pagat, qytetarët kanë paguar shkallë progresive të tatimit nga punëdhënësit. Për të ardhurat deri në 30 mijë lekë, tatimi është zero. Për të ardhurat mujore nga 30,001 deri në 130 mijë lekë, tatimi është 13 për qind e shumës mbi 30 mijë lekë. Ndërsa për pagën mujore nga 130,001 lekë e më tepër, tatimi është 23 për qind mbi shumën 130 mijë lekë. Ndërsa, të gjitha llojet e të ardhurave të tjera që deklarohen, taksohen me 15 për qind.

Por, nga ana tjetër, deklarimi i të ardhurave mbi 2 milionë lekë ka edhe anën pozitive, pasi skema njeh edhe reduktim të ardhurash apo siç njihen ndryshe të ardhura të zbritshme. Në këtë kategori përfshihen të ardhurat e shpenzuara për shumën e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari; shpenzimet për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Kreditimi i shumave të përfituara nga skema e shpenzimeve të zbritshme kryhet brenda datës 30 shtator të vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën është hartuar deklarata”, shpjegon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve./panorama/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Gjermania armatoset rëndë, kontrata prej miliarda euro. Dronë izraelitë, avionë e helikopterë
LAJM PAS: Temperaturat vijojnë të rriten, ja sa do të shkojnë nesër

TË FUNDIT

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…
  • News

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…

1 week ago
FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…
  • News

FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…

3 weeks ago
“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj
  • News

“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj

2 months ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • “Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • “Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…
  • DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023

1 hour ago
“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • Aktualitet

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje

1 hour ago
“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • Kryesore

“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…

3 hours ago
BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Kryesore

BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.