Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj dëshiron të largohet nga Napoli pasi ndihet i palumtur. Agjenti i shqiptarit Mario Xhufredi ka zbuluar se klienti i tij nuk dëshiron të rinovojë kontratën dhe “La Gazzetta dello Sport” mëson se Hysaj i ka kërkuar klubit të largohet në verë.
Mbrojtësi shqiptar nuk është i lumtur të garojë me Di Lorenzon për një vend në formacion, madje edhe në qendër të mbrojtjes ka pak shanse kundër Manolasit. Duke parë këto kushte Hysaj kërkon largimin nga skuadra e Napolit.
Lojtari i përfaqësueses shqiptare ka luajtur vetëm 13 herë në Seria A këtë sezon dhe duket më afër se kurrë një largimi nga napoletanët pasi hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.