Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Familjarët e Liridonës kërkojnë zhvarrosjen e trupit të saj, vrasja e saj u porosit për 30 mijë euro nga bashkëshorti

ShkodraWeb 2 December, 2023
liridona naim murseli kosoveeee

Familjarët e Liridona Murseli kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit të 30-vjeçares, vetëm disa orë pasi ceremonisë mortore në Cërmjan të Gjakovës. Ata bënë kërkesën në Policinë e Kosovës, pas arrestimit të bashkëshortit të viktimës si porositës i vrasjes së Liridona Murseli. Gjithashtu mësohet se familja Ademaj i ka dhënë dy ditë afat familjes Murseli dhe më pas do marrin hak.

Por familja e Naim Mureseli, këshillar i Behgjet Pacollit, pasi kanë anuluar pritjet në banesën e tyre të të afërmve dhe miqve për ngushëllim, janë larguar drejt Suedisë. Naim Murseli u vendos në pranga disa orë pas ceremonisë mortore të bashkëshortes së tij, e cila u vra mbrëmjen e së mërkurës (29 nëntor) brenda automjetit ku po udhëtonte me Naim Murseli dhe dy djemtë e tyre të mitur.

Ajo u varros të premten (1 dhjetor) në fshatin e bashkëshortit të saj në Cërmjan të Gjakovës, por tashmë familjarët e 30-vjeçares kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit për ta varrosur në vendlindjen e tyre.

Në prangat e policisë së Kosovës ka rënë gjithashtu edhe autori i dyshuar i krimit, Granit Plava, bashkëfshatar i Naim Murseli, si edhe kushëriri i këtij të fundit, Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës.

Naim Murseli dyshohet se i ka premtuar një shumë prej 30 mijë euro për të hequr qafe bashkëshorten e tij. Sipas mediave të Kosovës, Naim Murseli i ka dhënë 15 mijë euro paraprakisht, ndërsa pjesën tjetër të pagesës do ia jepte më vonë.

Ndërkohë ende nuk dihet roli i kushëririt të tij, Kushtrim Kokolla në vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Murseli, krim i ndodhur pak metra larg banesës së saj në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Naim Murseli tentoi ta fshihte si grabitje duke deklaruar fillimisht se disa persona të armatosur i kishin bërë pritë dhe i kishin marrë sendet personale. Në deklaratën pas ngjarjes për policinë, ai tregoi se i tmerruar kishte marrë dy fëmijët e tyre të mitur dhe ishte larguar. Por sipas tij Liridona kishte mbetur në makinë dhe ishte qëlluar nga grabitësit.

“Dëgjova vetëm krismat”, tha ai për hetuesit, duke krijuar një skenar të denjë për filma, por që zgjati vetëm dy ditë.

Policia e Kosovës organizoi ditën e djeshme arrestimet në dy vendndodhje të ndryshme në Gjakovë duke vendosur në pranga autorët e dyshuar të implikuar në krimin e rëndë.

Ndërkohë është gjetur edhe arma e krimit, me të cilën dyshohet se Granit Plava, i paguar nga Naim Murseli qëlloi për vdekje 30-vjeçarje, për shkaqe që ende nuk dihet.

Ndërkohë mësohet se Naim Murseli dhe bashkëfshatari i tij kanë pranuar autorësinë e krimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 2 dhjetor 2023…
Artikull pasardhës: OPINION – “Nevoja s’ka gjyq” nuk mund të justifikojë nihilizmin pa ekulibër të “intelektualëve”….

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.