![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/01/lorenco-dedaj-gjermani-vrare-2024-1024x537.jpg?x28643)
Në familjen Dedaj në Prosek të Mirditës prej mbrëmjes së 30 dhjetorit ka pllakosur zia, pasi djali 21- vjeçar i kësaj familjeje Lorenco Dedaj është vrarë me thikë në Gjermani.
Ky është Lorenco Dedaj i cili mbeti i vrarë pas njē pērleshje në një qytet të Gjermanisë, ku kishte emigruar pasi kishte përfunduar shkollën e mesme profesionale për mekanikë.
Sipas banorëve dhe bashkëmoshatarëve Lorenco ishte një djalë i qetë, i urtë dhe i matur, i cili si shumë të rinj shqiptarë kishte emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë, por fatkeqësisht ëndrrat e tij u prenë në mes.
Ngjarja sipas mediave gjermane
Raportimi i Bild.de
“21-vjeçari vdes në Heide (rrethi Dithmarschen) – Një mosmarrveshje e përgjakshme përfundoi me vdekje!
Një ditë para natës së Vitit të Ri pati një debat të ashpër mes dy përsonave në mbrëmje. Sipas hetimëve paraprake një kurd 30-vjeçar dhe një shqiptar 21-vjeçar u përleshën brutalisht në një pab në Schuhmacherort në Heide në orën 19:34 të dates 30 dhjetir 2023 ku, ndër të tjera, një çekiç dhe me siguri u përdor një thikë, u gjetën në vendngjarje
Më pas 21-vjeçari është rrëzuar në rrugë. Policia shkoi në vendngjarje me shërbime të shumta emergjente dhe rrethoi një zonë të madhe. Nuk kishte asnjë rrezik për popullsinë.
Punonjësit e shpëtimit u përpoqën për një kohë të gjatë për ti dhënë ndihmën e parë viktimës – për fat të keq fundi ishte fatal. Si pasojë e sherrit të ashpër, plagë të rënda me thikë ka pësuar edhe kundërshtari 30-vjeçar. Të dy personat u dërguan në Spitalin e Bregut Perëndimor në Heide.
21 vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë, ndërsa 30-vjeçari është arrestuar. Policia ka nisur hetimet. Policia gjermane në Heide aktualisht nuk jep ndonjë informacion të mëtejshëm për arsye hetimi.
APELI I FAMILJES DEDAJ
Familja e Lorenco Dedës po kërkon ndihmë për të sjellë trupin e të riut në vendlindje, Prosek të Mirditës.
Postimi i një familjari:
“Per te gjith ata qe e kane njohur Lorencin dhe familjen e Lorencit per te kontribuar sadopak me sa mundesi te keni per kthimin e trupit nga Gjermania ne Shqiperi mund ta bejn ne kete numer IBAN ju lutem te vini dhe emrin tuaj poshte ne menyre qe familja te dije nga kush eshte bere ky kontribut. Me perjashtim te gjithe atyre qe kane bere nje kontribut direkt ketu ne Gjermani dhe perfitojme nga rasti t’i falenderojme perzemersisht. Kete gje e bejme edhe per shume njerez qe na kane kontaktuar dhe nga Italia dhe vende tjera te Evropes dhe nuk e kane pas te mundur ta bejne nje gje te tille ky eshe IBAN qe eshte hapur ne llogari te familjes te ndjerit Lorenci. Ju falenderojme pa perjashtim te gjitheve.
Marjan Dedaj
IBAN IT41 0030 6967 6845 1033 2869 999 /Nga Lindita KOKAJ/