“Falenderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time…”, dedikimet në rrjete sociale të 26 vjeçarit që i mori jetën të dashurës

Publikohet fotoja e çiftit që humbën jetën tragjikisht pasditen e sotme në Tiranë pasi 26-vjeçari Kliton Pira qëlloi me thikë një 31-vjeçare të huaj e më pas u hodh nga kati i 8 i një pallati. Si pasojë e ngjarjes, kanë ndërruar jetë të dy, i riu pasi u hodh nga lartësia.

Ndërsa 31-vjeçarja ganeze u dërgua fillimisht në spital për të marrë trajtim shëndetësor, por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Deri më tani nuk dihet nëse çifti kishin konflikte apo mosmarrëveshje mes tyre.


Por në rrjete sociale duket se marrëdhënia mes çiftit ishte e mirë. 26-vjeçari Kliton Pira ka publikuar një foto krah 31-vjeçares Jawsackie Jaboah me mbishkrimin, “Falenderoj Zotin cdo dite qe te solli ne jeten time dhe te dua shume Bukuroshe”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë në afërsi të bulevardit Gjergj Fishta tek Gjykata e Tiranës. Mësohet se çifti e kishte marrë banesën me qira ditore teksa ende nuk dihet se çfarë ka çuar në konfliktin mes tyre.