EMRI+FOTO – Ishte zhdukur prej dy ditësh në Itali, gjendet i pajetë biznesmeni 43- vjeçar nga Shkodra

Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara, me origjinë nga Shkodra, 43-vjeç, është gjetur i pajetë në një zonë në fshatin San Carlo Cavanese (Torino).

43-vjeçari është i qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është gjetur pasditen e djeshme në tokë, pak hapa larg një makine station wagon të parkuar përgjatë një fushe të hapur.


Fatmir Ara rezultonte i zhdukur që prej 2 shtatorit. Ndërkohë ditën e djeshme karabinierët e kompanisë Venaria, gjatë kërkimeve e gjetën atë në një fushë të San Carlo Canavese, në fshat.

Sakaq hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas, e cila po shtrin hetimet në disa pista.