
Tjetër “rrjedhje” në rradhët e opozitës, këtë herë nga partia më e madhe e këtij grupimi. Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekr.minalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke i hapur kështu rrugë marrjes së mandatit të deputetit.
Bëhet fjalë për Adriatik Alimadhin, kandidat i PD-së në listën e Vlorë. Alimidhi është ndër të tjera edhe kryetar i Partisë Balli Kombëtar si dhe aleat i PD-së.
Alimadhi do të bëhet kështu deputeti i gjashtë i PD në parlament. Deri më tani, Partia Demokratike ka në Parlament 5 deputetë, tre që kanë pranuar të marrin mandatin dhe dy deputetët, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, që nuk dhanë dorëheqjen.