VIDEO/ Monika Kryemadhi: Me Ilir Metën në shtëpi nuk bëj politikë, bëj dashuri…

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishte e qartë. Zonja Kryemadhi tha se LSI tani e drejton ajo dhe presidenti Ilir Meta nuk mund të ndërhyjë.

“Nuk e komentoj fare presidentin. Opozita është në pozicionin e saj”, theksoi zonja Kryemadhi.


A keni folur me presidentin për këtë krizë?

Zoti Fevziu ju i keni më shumë shanset për të folur për rizën. Për politikë komunikimi është zero, si bashkëshortë flas për fëmijët. Si kryetare e LSI asnjëherë. Sot LSI ndihet më e shëndetshme e më përpara. Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, bëj dashuri. Sot jam unë kryetarja e LSI, i marr unë vendimet. /Opinion.al/