EMRI – “Personi i kapur me ‘çokollatë’ është vëllai i kryepolicit të përfolur…”, PD publikon identitetin dhe të dhënat e tjera…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi në një deklaratë për mediat u shpreh se Policia e Shtetit është e pafuqishme për të luftuar kr.imin, ndërsa i bën thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të reagojë lidhur me kapjen e një sasie “pluhuri të bardhë” në formë çokollate mbrëmjen e djeshme. Gjunkshi deklaroi se qeveria nuk ka reaguar lidhur me arrestimin e vëllait të kryepolicit në Dibër, sepse janë lidhjet e forta të kr.imit, grupeve të strukturuara kr.iminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend.


Gjunkshi thotë se për dr.ogën e kapur mbrëmjen e djeshme në formë çokollate është arrestuar vëllai Pajtim Aga, i drejtuesit të Policisë së Dibrës, që në vitin 2016 në Lezhë ishte ndaluar për përfshirje në trafik ko.kaine.

Deklarata e Gjunkshit:

Bandat të lidhura me uniformën e shtetit.

Nuk mjaftojnë denoncimet e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me suportin që persona me rekorde kr.iminale ushqejnë dhe mbajnë në Policinë e Shtetit, drejtues të cilët janë përfshirë në dosjen 184 ose siç njihet dosja e Dibrës. Sipas Ministrit Lleshaj nuk janë prova përgjimet e bëra nga Prokuroria Shqiptare, nuk janë prova informacionet e siguruara nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare dhe ato të Agjencive të Huaja të Inteligjencës.

E dini pse është kjo heshtje nga Qeveria Rama, nga ushtarët e bindur të tij?

Sepse janë pikërisht lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kr.iminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend. Drejtuesit e Policisë së Shtetit , Ministri Lleshaj janë të pafuqishem për të luftuar kr.imin, rrjetet e strukturuara kr.iminale.

Nuk ka asnjë shpjegim që ish- Shefi i Komisaritit Dibër, Robert Aga i përfshirë në Dosjen 184, në vjedhjen e votave në Dibër, në kundërshtim me ligjin vazhdon të qëndrojë në radhët e Policisë.

Ligjin e bën i forti.

Janë këto të fortë që ecin si Padrino, jo vetëm në Diber por kudo.

Ka kaluar shumë kohë që Edi Rama hesht, që Ministri Lleshaj megjithë informacionin e mjaftueshem që ka në lidhje me inkr.iminimin e drejtuesve të Policisë, vazhdon ti mbajë në rradhët e policisë këta drejtues, të përfshirë në veprimtarinë kr.iminale të mbjelljes dhe trfikimit të lëndëve na.rkotike.

Vëllaji i tij Pajtim Aga, i ndaluar në vitin 2016 në Lezhë, për përfshirje trafik ko.kaine, mbrëmë kapet dhe ndalohet në flagrancë në grupin e tregtimit të lendëve na.rkotike në formë çokollate.

Asnje reagim nga Ministri Lleshaj!!!

Asnje reagim nga Na.rko-Policia!!!

Kjo është Policia e këtij Na.rko – Shteti.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!