VIDEO – PD paralajmëron edhe 13 kryebashkiakë të tjerë, po verifikohen apo janë me “cen” në të shkuarën e tyre…

Partia Demokratike ka publikuar sot një spot, përmes të cilit fajëson kryeministrin Rama për kryebashkiakët me “cen” apo me “hije në biografi” në të shkuarën e tyre. Përveç një interviste të kryeministrit Rama lidhur me ligjin e dek.riminalizimit, ku shefi i qeverisë shprehet se “mezi pret miratimin e tij për të zbuluar se kush janë kr.iminelët sipas opozitës”, më interesante është një hartë që shfaqet në fund të spotit.


Përveç pesë kryevashkiakëve që tashmë janë larguar apo janë në proces verfikimi nga Prokuroria pas kerkesës së PD-së, harta plotësohet edhe me disa bashki të tjera. Konkretisht, evidentohen bashkitë në Tropoje, Puke, Kukes, Diber, Kavaje, Tirane, Elbasan, Fier, Skrapar, Korce, Vlorë, Gjirokaster, Sarande.

Ajo cfarë nuk është e qartë plotësisht, nuk kuptohet nëse këto kryebashkiakë jan në verifikim nga PD-ja apo po përgatitet publikim dokumentash për të kaluarën e tyre. Publikisht nga PD-ja është deklaruar se janë në verifikim në qarkun e Lezhës dhe të Dibrës kryebahkiakët e zgjedhur me 30 qershor, ndërsa është risi përfshirja e Bashkisë Pukë në qarkun e Shkodrës, ku Valdrin Pjetri dha dorëheqjen dhe Mark Babani është në verifikim.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!