Shefi i Anti-drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kryekomisari, Florian Pema, ka ndërruar sot jetë.
News24 raporton se kryekomisari vdiq mëngjesin e së premtes nga pasojat e infektimit me COVID-19.
Mësohet se drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, 44-vjeçari Florian Pema ka ndërruar jetë në banesën e tij disa ditë pasi ishte prekur nga koronavirusi.