“Ne luajmë vetëm për 3 pikë, kam ndjesi pozitive”, Brdariç flet para supërsfidës: Nuk kemi frikë nga Tirana…

Vllaznia do të luajë ditën e nesërme një ndeshje mjaftë të rëndësishme pasi përballë do të kenë kampionët në fuqi të Superligës, Tiranën. Shkodranët e kanë nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon pasi në dy ndeshjet e para kanë arritur të marrin dy fitore dhe kryesojnë Superligën.


Sot në konferencën për shtyp ka folur edhe trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç i cili u shpreh se është në dijeni të rëndësisë së kësaj ndeshje, ndërsa theksoi se nuk I druhet aspak Tiranës.

Sa jeni në dijeni të kësaj ndeshje?

Sigurisht e njoh dhe e ndjej rëndësinë e kësaj ndeshje. Ne duhet të përqendrohemi në gjërat thelbësore dhe mos të shikojmë të kaluarën.

Gjendja e skuadrës?

Mbështet ShkodraWeb Media

Është shumë e mirë dhe me shumë besim. Ne po punojmë shumë fortë për të arritur objektivat tona. Fokusi jonë është te ndeshja e nesërme dhe duhet të jemi të thjesht pasi luajmë ndaj kampionëve të Superligës e për këtë arsye jemi shumë të motivuar.

Prova e parë e vërtetë për Vllazninë?

Jo nuk e mendoj kështu. Ne e kemi nisur mirë kampionatin dhe jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. Çdo ndeshje për ne ka specifikën e vetë dhe kjo për ne është thjesht ndeshja e radhës. E di që për Shkodrën kjo nuk është një ndeshje e zakonshme.

Keni frikë nga kjo ndeshje?

Kemi shumë respekt për Tiranën, por jo frikë. Ne jemi përgatitur shumë mirë, kam një ndjesi të mirë dhe kam besim se do të marrim 3 pikë në këtë sfidë.

Nisja pozitive e sezonit?

Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë pasi nesër luajmë ndaj kampionëve në fuqi dhe duhet të kënaqemi për këtë takim.

Barazimin e quani dështim?

Ne luajmë për 3 pikë dhe nuk futemi në fushë se çfarë ndodh pas ndeshjes. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe unë e njoh Tiranën. Kemi edhe një ditë kohë deri nesër dhe do të jemi të motivuar e të përqendruar. Nuk kemi përse të flasim shumë, por duhet të tregojmë në fushë”. /NewSport/

ShkodraWeb Channel