EMRAT – Transportonin emigrantë klandestinë drejt Shkodrës, vihen në pranga nga policia dy persona…

3 persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim në Lezhë dhe në Korçë, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Sipas bluve të Lezhës, në bashkëpunim me SHÇBA-në, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative së me një mjet autobus po transportoheshin emigrantë të paligjshëm në drejtim të Shkodrës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+” është bërë lokalizimi dhe ndalimi i mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin autobus me drejtues shtetasin Gjovalin Lasku 54 vjeç dhe Avdi Allko 31 vjeç, banues në Kamëz, u konstatuan 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, të cilët po transportoheshin në drejtim të Shkodrës, kundrejt fitimit.

Në vijim të veprimeve të policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Gjovalin Lasku dhe Avdi Allko, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, disa bileta udhëtimi dhe 2 aparate celular.

Sakaq në Korçë një shtetas u arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim duke transportuar kundrejt shpërblimit 22 emigrantë të paligjshëm.

Policia vuri në pranga shtetasin N. R., 41 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Q., 28 vjeç, banues në Durrës.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel