Skip to content
16 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

EMRAT – Superaksioni i policisë në Shkodër, Tiranë e Kukës, janë 6 të arrestuar dhe 9 në kërkim…

ShkodraWeb 27 July, 2023
arrestime fnsh

Një megaoperacion i koordinuar nga Prokuroria e Posaçme dhe policia e shtetit vijon me ekzekutimin e 15 urdhërarresteve të firmosura nga SPAK. Deri tani janë ekzekutuar 6 urdhërarreste, ndërsa 9 ende nuk janë ekzekutuar. Operacioni i shtrirë në Tiranë, Kukës e Shkodër (27 korrik) vuri në pranga zyrtarë të lartë e eksponentë të krimit.

Po kush janë personat e arrestuar

1. Oltion Bistri- Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri sapo ishte emëruar në këtë pozicion. Deri para shumë pak ditësh ai mbante postin e Shefit të Operacionales detyrë që e mori në shkurt të vitit 2022. Në vjeshtën e vitit 2021, ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës ndërsa ka drejtuar edhe atë të Durrësit.

2. Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës. Ai e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

3. Astmer Bilali- Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë. Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të “Bajrave”, e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

4. Ardit Hasanbenga- Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz

5. Pëllumb Gjoka- Njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton edhe Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë.

6. Edmond Lika- Shoqërues i biznesmenit, Pëllumb Gjoka

Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe priten edhe 9 arrestime të tjera. Priten të dhëna të tjera më të hollësishme për këtë operacion, por kryesisht SPAK preferon të mbajë hermetik informacionin deri në përfundim të një procesi.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar”, Taulant Balla reagon pas aksionit të policisë në Shkodër…
Artikull pas: Princi Leka Zogu II humb gjyqin në Shkodër, Vila e Zogut në Shirokë në administrimin e sindikatës BSPSH…

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve 15 May, 2025
  • Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit 15 May, 2025
  • NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim! 15 May, 2025
  • EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë… 15 May, 2025
  • NGA TED KOPLIKU – Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë… 15 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohen dy të rinj nga Vau Dejësi, grabisnin makina në Velipojë, u kapen edhe para 15 May, 2025
  • Vllaznia nuk humb kohë, gjen trajner në “shtëpi”, Edi Martini në drejtimin e skuadrës shkodrane… 15 May, 2025
  • VIDEO – “SPAK ka punën e tij, unë punën time si i zgjedhur”, reagon Kristian Shkreli pas marrjes së celularit 15 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025
Grupi-parlamentar-i-PS
  • Aktualitet

EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.