Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur para pak minutave në qytetin bregdetar të Vlorës. Informacionet janë paraprake dhe pritet të dalë edhe njoftimi zyrtar i policisë. Flitet për një atentat, në zonën e “Ujit të Ftohtë” ku pasojat janë fatale. Ndërsa nuk ka shumë informacione për rrethanat e ngjarjes së rëndë
Ndërkohë, zbulohet identiteti i dy të rinjve të ekzekutuar sot në Vlorë. Dyshohet se ata janë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:45 në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ku ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka ngritur postblloqe të shumta në qytet për kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë që trondit Vlorën këtë të diel.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë raportuar pranë uniformave blu për të shtëna me armë, nga ku më tej u zbulua bilanci i rëndë me dy viktima dhe një të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë “Ujit të Ftohtë” në qytetin bregdetar.