Personi që shihni në foto ësht Armando Sulejmani, shënjestra e dyshuar e atentatit të sotëm në Vlorë ku dy persona që shoqëronin këtë të fundit humbën jetën. Sulejmani është jashtë rrezikut për jetën. Personat që humbën jetën janë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “Ujit të Ftohtë në Vlorë”.
Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Motivi i ngjarjes nuk është zbardhur ende.