Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me superaksionin “Maranaj” në Shkodër, i cili vuri në pranga 12 persona të dyshuar si fajdexhinj. Sipas uniformave blu, mekanizmi ishte i tillë: Persona që kishin nevojë për para CASH, i merrnin ato kundrejt përqindjeve mujore shumë më të larta se bankat. Kur paratë nuk ktheheshin në kohë, borxhilnjtë detyroheshin të lanin fajdenë me prona të luajtshme apo të paluajtshme. Policia bën me dije se personat e dyshuar për këtë aktivitet, janë mbajtur prej muajsh në mbikqyrje por edhe përgjim të komunikimeve elektronike. Kryesisht, aktiviteti i tyre shtrihej në zonën që në Shkodër njihet si “Dollari” apo “Tregu valutor” por edhe në zona të tjera.
Direkt ose indirekt, në këtë hetim është e përfshirë edhe politika, ndërsa më shumë detaje dhe informacione pritet të dalin në ditët në vijim, duke nisur nga seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, që sipas ligjit, duhet të kryehet brenda 72 orëve. Policia bën me dije se gjithçka erdhi pas një hetimi proaktiv disamujor, që siguroi prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallzim krimi”.
Personat e kapur nga policia në aksionin “Maranaj”
– Naim Ahmetaj, 52 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
– Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra
– Ilir Sokoli, 38 vjeç, nga Shkodra
– Edi Memçaj, 33 vjeç, nga Shkodra
– Artan Dragani, 39 vjeç, nga Shkodra
– Marjan Bregu, 31 vjeç, nga Shkodra
– Vinko Nikprelaj, 37 vjeç, lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër
– Burhan Alija, 61 vjeç, nga Shkodra
– Adrian Bala, 22 vjeç, nga Shkodra
– Eduard Fushaj, 38 vjeç, nga Shkodra
– Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç, nga Shkodra
– Lulzim Sylja, 48 vjeç,nga Shkodra