Ndodh edhe kështu. Po kërkonte të largohej nga Shqipëria drejt Kosovës përmes Morinës, por vihet në pranga nga policia. Është shtetasi 38- vjeçar nga Shkodra, me iniciale I.S., i cili u shpall në kërkim sot në kuadër të aksionit kundër fajdexhinjve “Maranaj”. Lajmi bëhet i ditur nga komunikata e policisë, e cila bën me dije se aksioni “Maranaj” vazhdon dhe po punohet për kapjen e 4 personave të tjerë. Më poshtë, njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit.
Njoftimi i policise
Vijon operacioni i koduar “MARANAJ”
Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Në vijim te operacionit, nga shërbimet e policisë u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.
Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë.