Elseid Hysaj pranë largimit nga Napoli, 7milion për italianët dhe 3 në sezon për shkodranin ofrohen nga ekipi…

Mbrojtësi shkodran i kuqezinjve Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, për të kaluar në kampionatin rus, aty ku e kërkon skuadra e Spartakut të Moskës. Sipas raportimeve të fundit, klubi rus dëshiron të ketë në skuadër mbrojtësin shqiptar dhe për këtë arsye ka dërguar një ofertë në drejtim të Napolit.


Spartaku i Moskës ka ofruar 7 milionë euro, për të bindur Napolin për të hequr dorë nga shërbimet e Hysajt, ndërkohë që italianët kërkojnë të paktën 10 milionë euro, ndërkohë që lojtarit i skadon kontrata në qershor dhe mund të humbasin falas.

Gjithashtu rusët kanë gati edhe një kontratë 4-vjeçare për Hysajn, të cilit i ofrojnë 3 milionë euro në sezon.

ShkodraWeb Channel