Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 9 vite burg, Violeta Donaj për vrasjen e bashkëshortit të saj, Kujtim Donaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2018 në Kurbin.
Gjykata e Shkallës së parë Kurbin e dënoi Donajn me 17 vite burg për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, por apeli i Tiranës ndryshoi akuzën në vrasje të kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2018 ku nëna e dy fëmijëve vrau bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj me pistoletë, ngjarje e ndodhur në tregun e Milotit.
Armën i shoqi e mbante në makinë. Asokohe, 38-vjeçarja deklaronte në në Gjykatën e Kurbinit. Sipas saj, nga ky ves, 42-vjeçari kishte shkaktuar mjaft probleme në familjen e tij, ndërsa për shlyerjen e borxheve ushtronte dhunë ndaj saj, duke e vënë ata para përgjegjësisë për të gjetur paratë që i duheshin.
Vrasja ndodhi në një kohë kur mes çiftit kishin lindur mosmarrëveshje të mëdha. Për shkak të debateve, ajo u largua nga banesa, duke shkuar te prindërit e saj bashkë me fëmijën më të vogël. Ditën e ngjarjes, ajo kishte shkuar bashkë me kunatën e saj në tregun e Milotit.