Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ekstradimin e “financierit” të grupit kriminale të Habiljave (Nezar Seiti), si një “xhep fallco” që ka hapur opozita e PD-së dhe LSI-së.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama ka deklaruar se Nezar Seiti i është dorëzuar drejtësisë italiane, dhe se është i bindur se nëse kjo nuk do të bëhej, atëherë sërish opozita do të sulmonte qeverinë duke thënë që nuk e dorëzuan në duart e sigurat të italianëve.
“Xhep fallco… u ekstradua në duart e prokurorisë italiane një person i kërkuar zyrtariaht nga drejtësia italiane… nëse do të kishte ndodhur e kundërta, ta siguroj që do të thonin se nuk ja çuan sepse duan t’i mbyllin gojën këtu me drejtësinë e kapur.
Sesa korrekte ishte, mjafton të lexoni deklaratën e Ministrit të Drejtësisë italiane.”-tha Rama.