Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

Edhe ritransmetimi i videos së asaj gruaje është gazetari hijenash

ShkodraWeb 6 years ago
Nga Carlo BOLLINO
Që prej disa ditësh shumë media shqiptare po ritransmetojnë videon e një gruaje të re që është kapur në shtrat me të dashurin. Skena, e regjistruar me celularin e kunatës së viktimës, përfshin edhe dy fëmijët e gruas, të terrorizuar nga ulërimat dhe kërcënimet e kunatës që bën vetëgjyqësi, e cila hyn në dhomën e gjumit me qëllimin e vetëm për t’i bërë shantazh gruas.
Vëllai i saj, burri i gruas “tradhëtare”, ka katër vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duket të ketë harruar se ka lënë grua e fëmijë në Shqipëri. Por kjo ka të bëjë më aspektin privat të kësaj ndodhie, mbi të cilin do të shmangim shprehjen e çfarëdo gjykimi.
Por, një gjykim duam ta shprehim mbi këtë lloj gazetarie, të cilën edhe ta quash gazetari i ke dhënë shumë. Te hysh në jetëm private të të tjerëve, normalisht, është një abuzim që i falet shtypit në emër të interesit publik. Ne gazetarët kemi të drejtë – por edhe këtu brenda disa kufijve të caktuar – të shkelim privatësinë e njerëzve të zakonshëm, vetëm në rast se kjo diktohet nga interesi publik që ngjall historia që do të trajtohet.
Po kush është interesi publik që fshihet pas historisë së një gruaje, të braktisur nga i shoqi, që krijon një marrëdhënie jashtëmartesore? Nuk ka fare. Atëhere, transmetimi i asaj video është një krim profesional. Pikë.
Skena si kjo, të treguara në një televizion të Tiranës (e më pas të riprodhuara me zell dhe dëshirë nga dhjetëra media të tjera) të sjellin ndërmend skena të ngjashme të transmetuara në vende integraliste, ku gra të reja i tërheqin zvarrë publikisht për t’i ndëshkuar për fajin se kanë tradhtuar burrin.
Në disa raste vriten fizikisht me gurë, në të gjitha rastet e tjera vriten moralisht me video. Ja pra, ajo që ndodhi në Tiranën e djegur nga dielli në vitin 2017 është identike me atë Mesjetë fetare dhe kulturore, nga e cila mendojmë se jemi aq larg.
Edhe më i pështirë është fakti që ka “gazetarë”, të cilët hiqen sikur skandalizohen dhe distancohen nga ai tmerr profesional që bëhet duke transmetuar videon dhe shkruajnë artikuj plot moral e leksione profesionale, por më pas i ngjitin artikullit të tyre me denoncime pikërisht të njejtën video, që sapo kanë denoncuar.
E sajohen intervista, analiza e komente, me qëllimin e vetëm që të gjendet një pretekst për të ritransmetuar edhe një herë atë video dhe për të fituar ndonjë klikim.
Kjo nuk është gazetari. Kjo është punë hijenash dhe ai që e ka transmetuar për herë të parë atë video është fajtor, po as sa edhe ai që e ka ri-transmetuar:
janë mbeturina të mediave, kundër të cilave, në një vend të qytetëruar Autoriteti i Mediave Audiovizive ose sindikatat e gazetarëve do të merrnin kundërmasa, ndërsa në Shqipëri nuk ndodh asgjë.
Fjala “kazan mediatik” i përket vetëm show-t të politikës, i cili, pikërisht sepse është një show, vihet në skenë përjetësisht në mënyrë identike, për të përkëdhelur protagonistët dhe që, në fund të fundit, të mos ndryshojë asgjë.

Continue Reading

Previous: Edi Rama po ve nen thunder administraten, me ndihmen e Lulzim Bashes
Next: Aksidentet rrugore, kjo “epidemi” qe po mbjell vdekjen nder shqiptaret

TË FUNDIT

NGA EDUART ZALOSHNJA – Profili demografik, gjeografik, politik, e fetar i votuesve të Benet Becit në Shkodër…
  • Aktualitet

NGA EDUART ZALOSHNJA – Profili demografik, gjeografik, politik, e fetar i votuesve të Benet Becit në Shkodër…

3 weeks ago
RETRO NGA GILMAN BAKALLI – Qeni emocional shkodran dhe bishti i tij racional…
  • Analizë

RETRO NGA GILMAN BAKALLI – Qeni emocional shkodran dhe bishti i tij racional…

4 weeks ago
ANALIZA – Fenomeni “Luiz” me tradicionales dhe modernes, reality show dhe trillimit, delirit dhe ëndrrës…
  • Analizë

ANALIZA – Fenomeni “Luiz” me tradicionales dhe modernes, reality show dhe trillimit, delirit dhe ëndrrës…

1 month ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Luizi dhe Kiara shkojnë për muaj mjalti, shfrytëzojnë udhëtimin e fituar në Big Brother Vip Albania
  • “Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • “Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • VIDEO – Policia e Shkodrës aksion në liqenin e Komanit, bllokohen 5 varka, gjoba nga 10 mijë lekë për secilën

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Luizi dhe Kiara shkojnë për muaj mjalti, shfrytëzojnë udhëtimin e fituar në Big Brother Vip Albania
  • Kryesore

FOTOLAJM – Luizi dhe Kiara shkojnë për muaj mjalti, shfrytëzojnë udhëtimin e fituar në Big Brother Vip Albania

9 mins ago
“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Art-Kult

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…

1 hour ago
Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

3 hours ago
“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • Aktualitet

“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.