“E vërteta e sherrit në Korçë”, “puthja” që terboi Mevlan Adilin, flet futbollisti i Skenderbeut Zguro…

Skënderbeu-Vllaznia është ndeshja që u përfol shumë, jo për rezultatin që shkaktoi fusha, por për incidentin që ndodhi në fund të pjesës së parë, incident i cili i kushtoi Adilit të Vllaznisë kartonin e kuq. Pikërisht ky moment solli akuza dhe pakënaqësi nga më të ndryshmet. Pikërisht për këtë ka vendosur të rrëfehet në një intervistë për “Panorama Sport” kapiteni i Skënderbeut, Vangjel Zguro. Mbrojtësi nuk nguron të tregojë gjithë të vërtetën e asaj çka ndodhi, duke u shprehur hapur rreth incidentit, por edhe reagim ndaj akuzave të Gurishtës.

Zguro, çfarë ndodhi me Adilin, a mund ta sqaroni një herë e mirë këtë situatë?


Unë e kam thënë disa herë deri më tani, por meqenëse ju e keni kërkuar që pas ndeshjes, po jua shpjegoj me detaje. Ka qenë momenti kur Vllaznia ka fituar një goditje standarde. Adili më ka provokuar në atë moment në zonë duke më ofenduar me fjalë banale. Unë nuk ofendoj kurrë i pari, por nëse më ofendojnë, normalisht që reagoj. Atë moment nuk kam reaguar, vetëm i kam thënë që hajde më qëndro afër më trego çfarë je i zoti të bësh në futboll. Pasi ka mbaruar pjesa e parë, i jam afruar për të kërkuar sqarim për ofendimet dhe sharjet e tij, por ai ka vijuar sërish me ofendime. Këtu i jam kundërpërgjigjur edhe unë. Kjo është e gjitha për të qenë i sinqertë.

Ajo puthje dhe ajo duartrokitje ishte ironi?

Po normale. Çfarë duhet të bëja unë sipas jush, të mërzitesha. Ishte një shprehje e ironisë karshi ofendimeve të tij. /Llazi SARO, INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”/