E shtunë aksidentesh, një kamion përplaset me një autoveturë, humb jetën një grua 54 vjeçare, lëndohet një tjetër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Xibrakë, rreth orës 18:30. Mësohet se një kamion është përplasur me një veturë.

Makina më e vogël ka dalë nga rruga si pasojë e përplasjes dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë një prej pasagjerëve që ndodhej në autoveturë.

Njoftimi i Policisë

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Open

Close