E RRALLE/ Behet nuse, nuk i mungon asgje me perjashtim te…dhendrit

Tortë, buqetë lulesh, fustani i bardhë i gjatë, unazat çdo gjë për të bërë një martesë perfekte. Nuk mungonte asgjë ose më saktë në këtë dasmë mungonte dhëndri. Por Laura Mesi 40 vjeçe nga Monza Itali kurorëzoi ëndrrën e saj duke u bërë nuse beqare. Ndoshta do t’ju duket e pabesueshme por instruktorja e fitnesit oreganizoi një ceremoni madhështore, ku kishte ftuar të afërmit dhe miqtë e saj. “Duajeni veten tuaj më shumë se çdo njeri tjetër në botë”- është motoja e 40-vjeçares. Ja disa foto nga ceremonia martesore e “nuses beqare”. /balkanweb/