Këngëtarja Xhesika Ndoj ka shpërthyer kundër disa personave të cilët sipas saj i shkruajnë sms në rrjetet sociale. Këngëtarja ka publikuar një status në ‘InstaStory’, ku ndër të tjera thotë se i kanë dërguar mesazhe, ku i kërkojnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.
“O ju fshatarë, o ju mikrob i njerëzimit. Ju bëj me dije që secili nga ju që dërgoni sms duke thënë sa e ke natën apo të jap kaq e aq të vish me mua, ju premtoj çdo sms do jua publikoj në story me emër e mbiemër. Do ju tregoj fytyrën të gjithëve se kush jeni plehra”- ka shkruar këngëtarja. /panorama/