Albi Nako nuk i mban lotet kur sheh video- mesazhin e Klaudias

Albi Nako ishte sot i ftuar tek emisioni Rudina ne TvKlan, ku foli per projektet e tij por edhe per ndarjen nga Klaudia Pepa. Kjo e fundit i kishte derguar nje videomesazh nga Italia, ku i shprehte dashurine e saj edhe pse jane te ndare. Ndersa ne fjalen e saj Klaudia pershendeti edhe familjen e Albit per te cilet tha se ishin te mrekullueshem. Ishte pikërisht një videomesazh nga Klaudia ku ajo i uronte suksese dhe i fliste me dashamirësi, që e kanë bërë Albin të përlotej live në studio.
Nako nuk i ka mbajtur dot lotët, ndërkohë që balerina e ka cilësuar si vëllanë e saj të madh. “Unë e di se kush është sot aty dhe dua të bëj një përshëndetje për një person të dashur, për maestron, për shokun dhe vëllain tim të madh. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë për ty Albi dhe për familjen tënde të mrekullueshme. Përqafime” tha Klaudia në videomesazh.
Divorci mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa bëri bujë në rrjetet sociale. Por, sot i ftuar në emisionin “Rudina” Nako ka folur për marrëdhënien e tyre pas divorcit.
Koreografi tha se në bashkëjetesën e tyre shumëvjeçare ata i kanë dhënë shpirtin njëri-tjetërit ndërkohë që shtoi se Klaudia do jetë gjithmonë në zemrën e tij. “Unë nuk isha I përgatitur për këtë temë. Nuk ka rëndësi çfarë humbasim por personave në jetën tonë t’i lemë mirënjohje. Ne shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Gjithë këto vite bashkëjetesë ne i kemi dhënë shpirtin njër-tjetrit. Ne nuk jemi më bashkë, por kurrë si dihet se çdo të ndodhë, por Klaudia është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, tha Nako.