EMRAT – Sherr mes vëllezërve pas mesnate, i madhi i merr jetën të voglit në rrethana të paqarta…

Një ngjarje e rëndë në familje ka tronditur Dibrën, ku vëllai ka vrarë më thikë vëllanë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas mesnatës në Maqellare, ku 26-vjeçari Florian Tonuzi në rrethana ende të paqarta ka qëlluar me thikë për vdekje vëllain e tij 23 vjeç.

“Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi Florian Tonuzi, 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, Benard Tonuzi, 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital”, thotë policia.


Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel